75 Mall Live Search
16:33 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dybala i hapur për një transferim te Tottenham

Dybala ka qenë i lidhur me një largim nga Juventus që nga fillimi i merkatos, dhe duket se më në fund kësaj pritjeje i ka ardhur fundi.

Kjo pasi sipas raporteve të Tuttosport, trajneri i Juventusit dhe argjentinasi patën një bisedë prej ku thuhet se Dybala ka ndërruar mendje dhe është i hapur për ta bërë një lëvizje te klubi anglez, përcjell Indeksonline.

Dybala kishte një sezon për t’u harruar në nivel personal teksa shpesh çaloi edhe të gjente vend në formacionin bazë të Allegrit./Indeksonline/