Dybala largohet nga seanca stërvitore te Roma, po shkon në Arabi?

Paulo Dybala sot është larguar nga seanca stërvitore e klubit nga Italia, AS Roma.
Raportimet e fundit thonë se futbollisti i Kombëtares së Argjentinës pritet të largohet nga skuadra nga Serie A, shkruan Indeksonline
E ardhmja e Dybalas mund të jetë Arabia Saudite, por nuk dihet se cili do të jetë klubi i tij i ri.
30-vjeçarin e përcollën shumë tifozë që ishin duke qëndruar jashtë stadiumit, ata donin të merrnin autografe apo foto nga lojtari argjentinas.
Kujtojmë që Dybala ka kontratë me Romën deri në vitin 2025./Indeksonline/
🥲❤️💛 Emotional Roma fans say their final farewell to Paulo Dybala.@LAROMA24
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) August 22, 2024
pic.twitter.com/K9afCcV1EF