75 Mall Live Search
10:00 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Dybala largon statusin e lojtarit të Juventusit, gjithnjë e më afër me Man Utd

Sulmuesi Paulo Dybala me shumë gjasë do të largohet këtë verë nga Juventusi.

Sipas mediumeve italiane argjentinasi është pajtuar për kalim te Manchester United i cili do të paguaj 86 milionë funte për ta transferuar në Old Trafford.

Një tjetër shenjë që ka shtuar zërat e largimit të Dybalas nga ‘Zonja e vjetër’ është heqja e statusit si lojtar i Juventusit, që ka bërë argjentinasi në Instagram. /Indeksonline/