75 Mall Live Search
17:35 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / F.R

Dybala lëndohet, humb disa ndeshje – rikthimi pritet ndaj Napolit

Argjentinasi u lëndua gjatë gjuajtjes së penalltisë së pritur nga Maignan në San Siro kundër Milanit.

Roma mori frymë lirisht pasi Paulo Dybala iu nënshtrua testeve këtë mëngjes. Ai ka një dëmtim, një këputje muskuli të gradës së mesme në kofshën e majtë, por mungesa e tij nuk pritet të jetë e gjatë.

Stafi mjekësor i Romës do të vlerësojë gjatë pushimit nëse do të përpiqet ta rikthejë atë në formë për ndeshjen e 23 nëntorit kundër Cremoneses apo të zgjedhë një program më konservator rikuperimi në mënyrë që numri 21 të rikuperohet plotësisht për ndeshjen e madhe kundër Napolit më 30 nëntor .

Pavarësisht datës së zgjedhur, qëllimi i Romës do të jetë që Dybala të jetë në formacionin titullar kundër Napolit në fund të nëntorit. Lajmi për dëmtimin e argjentinasit sigurisht që nuk e kënaq Gasperinin, por duke pasur parasysh kohën e mundshme të rikthimit në fushë, ai jep shpresë.

Frika më e madhe e stafit mjekësor ishte se dëmtimi mund të ishte aq serioz sa do ta detyronte argjentinasin të qëndronte jashtë fushave të paktën dy muaj, ngjashëm me atë që i ndodhi Kevin De Bruyne, i cili pësoi të njëjtin dëmtim si sulmuesi i Verdhekuqëve. Roma njoftoi gjithashtu se Dybala tashmë ka filluar terapinë e rikuperimit në Trigoria.