Dybala, më turk se vetë turku, feston me përshëndetje ushtarake
Paulo Dybala është njeriu i momentit te Juventusi. Ylli argjentinas e ka lënë nën hijen Cristiano Ronaldon me golat e tij.
Dybala e shënoi mbrëmë golin e vetëm për Juventusin në fitoren minimale ndaj Atletico Madridit. Por, sulmuesi latin ka befasuar me festën e golit në Ligën e Kampionëve.

Dybala i është drejtuar bashkëlojtarit të tij nga banka rezervë, turkut Demiral me përshëndetje ushtarake. I pyetur nga mediat për mënyrën e festimit, argjentinasi ka thënë se e ka bërë në humor këtë gjest.
Janë futbollistët e Turqisë ata që muajve të fundit kanë rënë në sy, madje kanë marrë edhe kritika për festimet ushtarake që po bëjnë në fushat e gjelbërta në arenën evropiane./Indeksonline/