75 Mall Live Search
08:45 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / L A

Dybala në bisedime me Galatasarayn

Lojtari argjentinas, Paulo Dybala është afër largimit të tij nga Roma.

Siç raporton gazetari gjerman, Florian Plettenberg, argjentinasi është në bisedime me skuadrën turke Galatasaray, me lojtarin që është i hapur të bëjë këtë lëvizje.

Agjenti i Dybalas, kishte qenë i pranishëm në ndeshjen që Galatasaray zhvilloi kundër Trabzonsporit.

Gjiganti turk, dëshiron të mbush hapësirën e lënë nga bashkëkombasi i Dybalas, Mauro Icardi i cili ka pësuar një lëndim.

Galatasaray po planifikon ose një huazim ose një marrëveshje të përhershme me argjentinasin./IndeksOnline/