21:16 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dybala përkrah yllit botërorë të muzikës, Rihanna

Futbollisti i njohur argjentinas Paolo Dybala, i cili luan për ekipin italian Juventus, është një nga futbollistët më të talentuar në botë.

Përpos punës së mire që kryen në fushën e blertë, ai është një personazh mjaft i ndjekur edhe nëpër rrjetet sociale.

Së fundmi ai ka publikuar një fotografi ku shihet përkrah yllit botërorë të muzikës, Rihanna, me të cilën ka pozuar krah për krah, por afër kishte edhe të dashurën e tij, Oriana Sabatini.

Kujtojmë që ‘Riri’ është një tifoze e ekipit për të cilin luan Paolo Dybala. /Indeksonline/