75 Mall Live Search
17:57 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Dybala pjesë e listës së Juventusit në ndeshjen kundër Lyonit

Edhe Dybala ka udhëtuar me klubin e Juventusit drejtë Lyonit për takimin e 1\8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Dybala muaj më herët ishte i infektuar me koronavirus, gjithashtu edhe kishte pësuar një lëndim të muskujve, por siç duket gjendja e tij është e mirë dhe ai sot mund të paraqitet nga minuta e parë për “Zonjën e Vjetër”, shkruan IndeksOnline

Ai sot kaloi me sukses provën e teknikut Sarri, ku edhe i’u dha drita e gjelbër për të udhëtuar me klubin

Kujtojmë se sulmuesi argjentinas u lëndua me 26 korrik gjatë një takimi të Juventusit me Sampdorian.

Më poshtë lista e lojtarëve të Juventusit të thirrur nga Sarri: