Dybala rrëzon nga froni Ronaldon, mbreti absolut i Serisë A

Pas tetë sezonesh (tre në Palermo dhe pesë në Juventus), Paolo Dybala është zgjedhur futbollisti më i mirë i sezonit/
Ai e ka rrëzuar nga froni bashklojtarin e tij, Cristiano Ronaldon.
Argjentinasi është vlerësuar më i miri pas një sezoni me 13 gola dhe 10 asistime, shkruan Indeksonline.
Gjithashtu janë zgjedhur futbollistët më të mirë në pozicionet e tyre.
Wojciech Szczesny (portier), Stefan De Vrij (mbrojtje), Alejandro ‘Papu’ Gómez (mesfushor), Ciro Immobile (sulmues) dhe Dejan Kulusevski (i riu më i mirë). /IndeksOnline/
