Dybala shënon golat e parë me fanellen e Romës

Paulo Dybala ka shënuar golat e parë me fanellen e Romës.
Skuadra e udhëhequr nga Mourinho po udhëheq 2-0 ndaj Monzës, në ndeshjen e javës së katërt në Serie A, shkruan IndeksOnline.
Të dy golat i ka shënuar Dybala.
Argjentinasi e hapi ndeshjen me një gol të bukur në minutën e 18-të.
Në minutën e 32-të, Dybala shënoi edhe golin e dytë në këtë takim./IndeksOnline/