75 Mall Live Search
13:49 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Dybala tregon të vërtetën, nëse është i infektuar me koronavirusin

Sulmuesi i Juventusit , Paulo Dybala, ka mohuar thashethemet, të cilat thonin se Paulo Dybala është infektuar me koronavirusin.

Ylli i Juventusit ka reaguar me një shkrim në rrjetet sociale, duke treguar të vërtetën.

“Përshëndetje të gjithëve. Dua që të konfirmoj se jam mirë dhe në izolim vullnetar. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe shpresoj se jeni mirë” shkruan Dybala në njoftim.

Ishin mediat e Venezuelës ato, që raportuan të parat këtë thashëthem. /Indeksonline/