75 Mall Live Search
19:00 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / LB

Dyfishohen rastet me Covid-19 në Shqipëri

Janë dyfishuar raste me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 2503 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 466 qytetarë, ndërsa ditën e djeshme ishin 228 raste pozitive. Betejën me COVID e kanë humbur 3 qytetarë, transmeton abcnews.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 75 vjeçe, një qytetar nga Kruja 81 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç”, thuhet në njoftimin e ministrisë.