75 Mall Live Search
23:56 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / OSH

Dyfishohet numri i rasteve me variantin “Delta” të COVID-it në Irlandën Veriore

Irlanda e Veriut tani ka 254 raste të konfirmuara me variantin “Delta” të COVID-19. Kjo shifër vjen pas 111 rasteve të konfirmuara javën e kaluar, sipas zyrtarëve të shëndetësisë.

Kryeshefi i Mjekësisë, Michael McBride, ka paralajmëruar se varianti “Delta” ka të ngjarë të bëhet lloji dominues i virusit, siç ka ndodhur në pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC, përcjell KlanKosova.tv

Por ritmi i kësaj përhapjeje, tha ai, mund të kontrollohej nëse më shumë njerëz, veçanërisht ata të grupmoshave18 deri në 30 vjeç, do të vaksinoheshin.