08:40 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Duhet të punohet të parandalohet dhuna ndaj grave

Institucionet e Kosovës dhe shoqëria kosovare duhet të punojnë që të parandalohet dhuna ndaj grave, pasi që dhuna ndaj grave ka efekt shkatërrues jo vetëm ndaj individit, por edhe shoqërisë.

Boris Russell përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, tha se është hera e pesë që organizohet fushata 16 ditët kundër dhunës ndaj gruas.

“Kjo është një punë shumë e madhe dhe dua të falënderoj të gjithë ata që e kanë përkrahur këtë fushatë”, theksoi ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas tij në Kosovë dhe në vende të ndryshme të botës ka dhunë ndaj grave. “

Kurse Rozafa Kelmendi nga Unwoman, bëri me dije se fushata do të mbahet për 16 ditë në Kosovë. “Duhet ë kemi ligji më të shtatshme. “Dhuna ndaj grave ka efekt shkatërrues jo vetëm ndaj individit, por edhe shoqërisë”, theksoi ajo.

Sipas saj, sot janë 10 aktivitete të ndryshme të fushatës. “Aktivitetet mbahen në të gjitha pjesët e Kosovës, në fshatrat etj”, tha ajo.