Dymbëdhjetë holandezë u infektuan me hepatit nga boronicat

Janë prekur në Holandë 12 persona nga hepatiti A pasi virusi ra në kontakt me boronica. Sipas portalit holandez Nu.nl , kjo mund të ketë ndodhur për shkak se mbledhësi i boronicës nuk ka larë duart pas përdorimit të tualetit.
Boronicat e kontaminuara shiteshin të ngrira në supermarketet Albert Heijn, të paketuara në thasë prej një kilogrami, shkruajnë mediat holandeze.
Boronicat mbërritën nga Polonia dhe data e skadencës në pako ishte 14 prill 2026. Eelko Franz, një përfaqësues i Institutit Kombëtar Holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin, tha se qindra njerëz mund të infektohen tani, ndërsa zinxhiri i shitjes me pakicë u bëri thirrje klientëve që t’i kthejnë boronicat në dyqan./Indeksonline/
Twelve people contracted hepatitis A after consuming frozen blueberries of the Dutch supermarket chain Albert Heijn, according to the country’s national institute of public health RIVM. Two required hospitalization, and the institute suspects hundreds may be infected. pic.twitter.com/PBdn100kk6
— MenaLive (@MenaLive_) January 14, 2025