Dyqanet ‘blindohen’ nga frika e protestave në SHBA

Tiffany, Saks Fifth Avenue, CVS, Target, Macy’s, dyqanet e luksit dhe shitësit me pakicë në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke shtuar masat e sigurisë për të shmangur çdo sulm dhe dëmtim të mundshëm, pasi nuk përjashtohet që SHBA të përballet me protesta, kushdo qoftë fituesi i garës presidenciale.

Pas protestave të shkaktuara nga vdekja e George Floyd, shumë dyqane pësuan dëme për shkak të vjedhjeve të mallrave ose dëmtimit të godinave.

Një pjesë e dyqaneve kanë vendosur materiale prej druri te dritaret, ndërkohë që janë shtuar forcat e sigurisë. Tom Buiocchi, CEO i ServiceChannel, një platformë në internet që lidh shitësit me kontraktorët lokalë, tha se 750 dyqane kanë kërkuar në platformë që të bllokojnë dritaret që prej 27 tetorit.



