13:18 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dyshekët “jetëshpëtues” arrijnë për herë të parë në QKUK

Qendra Klinike Universitare është pajisur me dyshekë për ngrohje të pacientit gjatë dhe pas operimit, për të gjitha sallat operative. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Ismaili ka shkruar se në QKUK tashmë kanë arritur dyshekët e parë të cilët do të ngrohin pacientin gjatë dhe pas operimit.

Këta dyshekë do të mbrojnë pacientët nga hipotermia dhe temperatura e tyre mund të përshtatet me temperaturën që e kërkon trupi.

“Në kontingjentin e pajisjeve prej 3.5 milionë eurove që kemi ndarë për QKUK-në, për herë të parë kemi pajisur këtë institucion me 20 dyshekë për ngrohje të pacientit gjatë dhe pas operimit, për të gjitha sallat operative, Intensivë dhe për dhomat e zgjimit”, ka shkruar Ismaili.

Sipas tij, këta dyshekë do të ofrojnë siguri më të madhe për pacientët dhe qetësi më të madhe për mjekët

Temat: