Dyshime për manipulim të votave, arrestohen e më pas lirohen 15 persona në Novobërdë
Pesëmbëdhjetë persona janë ndaluar nga autoritetet nën dyshimin për manipulim të rezultateve zgjedhore që lidhen me procesin e 28 dhjetorit në Komunën e Novobërdës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Kosovës, të dyshuarit janë arrestuar më 25 shkurt 2026 dhe janë intervistuar në prani të organeve hetimore. Me vendim të prokurorit të rastit, ata janë liruar më pas në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet ndaj tyre vazhdojnë.
“Novobërdë 29.12.2025-07:00. Me 25.02.2026 janë arrestuar 15 (pesëmbëdhjetë) të dyshuar, nën dyshimin se të njëjtit me datën e cekur kanë falsifikuar rezultatet e votimit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.

