13:02 / E Diele, 17 Tetor 2021 / OSH

Dyshime për blerje vote të ashkalinjëve në Ferizaj!

Nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm qytetarët e Republikës së Kosovës kanë mundësi të votojnë për kandidatin e preferuar për të zgjedhur udhëheqësin e komunës ku jetojnë.

Ekipi i IndeksOnline ka hasur në një rast të dyshimtë në fshatin Dubravë të Ferizajt.

Sipas pamjeve, disa persona kanë manipuluar disa të tjerë të komunitetit ashkalinjë. Ata pas një diskutimi kanë hyrë në veturë të personave që dyshohen për blerje të votës./IndeksOnline/