Dyshime për dallavere ne konkursin për doktor të stomatologjisë në Mitrovicë

Ndryshimi i pushtetit në Mitrovicë duket se nuk i ka ndryshuar edhe zakonet e vjetra, të manipulimit të konkurseve për pranimin e kuadrove të reja.
Kështu, në konkursin për doktor të stomatologjisë në Qendrën komunale të mjekësisë familjare, që menaxhohet nga drejtoria e shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, në testin me shkrim të publikuar renditen kandidatët më të suksesshëm për atë pozite. Megjithatë, sips burimeve të sigurta, emri i personit të përzgjedhur për tu pranuar në këtë pozitë, veqse ëahtë sekret publik dhe ka qenë i paracaktuar.
“Konkursi është hapur vetëm për të legjitimuar procesin. Ftesa për aplikim ka qenë vetëm fasadë ngase personi qe do të punësohet ka qenë i përcaktuar para se të hapej konkursi” ka thënë ky burim. Sipas tij, është zhgënjyes fakti që personat që tregojnë rezultat në testim, anashkalohen dhe pranohet dikush që ka treguar sukses më pak se kpnkurentët tjerë.
“Prandaj të rinjët po zhgënjehen në sistem” ka thene i njejti burim.
Indeksonline ka tentuar që të kontaktoj me komunën e Mitrovicës lidhur me këto akuza por qasja ka qenë e pamundur. Mitrovica, pas 8 vitesh të qeverisjes
së Agim Bahtirit, tani udhëhiqet nga Bedri Hamza i PDK-së.
