11:10 / E Martë, 19 Korrik 2022 / C E

Dyshime për mashtrim, Barca e Bayern gënjyen për çmimin e Lewnadowskit

Robert Lewandowski është trasnferuar te Barcelona nga Bayern Munchen pas tetë vitesh në “Alianz Arena”.

Ylli polak u raportua se ndryshoi skuadër për një shumë prej rreth 50 milionë euro, shkruan Indeksonline.

Mirëpo ka pretendime se dy gjigantët evropian mashtruan me çmimin e sulmuesit.

“Gazeta “El Pais” zbulon se Barcelona e ka blerë Lewandowskin për 60 milionë euro por i ka kërkuar Bayernit që të paktën publikisht ta deklarojë 50 milionë.

Nuk janë dhënë detaje se pse skuadrat kanë bërë një marrëveshje të tillë për të fshehur çmimin e vërtetë të lojtarit.

Lewandowski me kontratën e re te Barcelona do të fitoj rreth 9 milionë euro në sezon. /IndeksOnline/