75 Mall Live Search
16:18 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / A

Dyshime për parregullsi në Kaçanik – Votues të rinj me asistencë, kërkohen hetime

Në Kaçanik dyshohet për raste të paprecedent në zgjedhjet e 12 tetorit. Qytetarë të moshës 19 dhe 24 vjeçare kanë votuar me asistencë.

Një praktikë që normalisht përdoret për persona me aftësi të kufizuara, tani po përdoret për të rinjtë, çka ngre dyshime serioze për manipulim, presion apo mashtrim zgjedhor.

Mësohet se janë evidentuar numër i madh i rasteve të tilla. Mësohet se LVV-ja ka kërkuar nga organet përgjegjëse të nisin hetime për të zbardhur këtë skandal dhe për të ruajtur integritetin e procesit zgjedhor!

Kujtojmë se shifra e votimeve në asistencë kalon shifrën e mbi 800 votave.