23:14 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / Gj. Sh

Dyshime për trukim të ndeshjes, skuadra spanjolle rrezikon të përjashtohet nga UEFA

Skuadra e Osasunës rrezikon të marrë pjesë në Conference League sezonin e ardhshëm.

Kjo vjen pasi sipas mediave spanjolle, UEFA do ta përjashtojë Osasunën për shkak të dyshimit për trukim ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Dy anëtarët e bordit të klubit gjatë periudhës 2012/13 dhe 2013/14, janë dënuar nga Gjykata e Lartë me akuzat e përvetësimit, mosdeklarimeve dhe korrupsionit.

Drejtuesit e asaj kohe te Osasuna akuzohen për fiksimin e një ndeshjeje të luajtur me Betis, për pagesën prej 400,000 euro për të mundur Valladolid-in dhe 200,000 euro të tjera për t’i lënë ata të fitojnë në Pamplona.

Kujtojmë që Osasuna ka përfunduar në vendin e shtatë këtë sezon të La Ligas, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në Conference League./IndeksOnline/