75 Mall Live Search
12:27 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / k.v

Dyshime për varrezë masive/ Vazhdojnë edhe sot gërmimet në Kizhevak

Gërmimet në lokacionin e Kizhevak të Serbisë, për gjetjen e mbetjeve mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë kohës së luftës në Kosovë nga serbët do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Udhëheqësi i Zyrës në Komisionin qeveritar për të pagjeturit, Kushtrim Gara ka thënë se në këtë lokacion kanë qenë të fokusuar për të gjetur varreza masive nga viti 2015, ku më pas edhe janë gjetur mbetjet e para mortore.

Megjithatë, ai nuk ka dashur të japë detaje nga gjetjet e deritanishme për shkak të ndjeshmërisë për familjarët e personave të pagjetur.

Kizhevak është varreza e pestë masive në territorin e Serbisë, por ka edhe disa lokacione të tjera të dyshuara.

Më 16 nëntor, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu, pati konfirmuar se në varrezën masive në Krizhevak dyshohet se gjenden mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës./IndeksOnline/