Dyshime se po përdoren standarde të dyfishta për lirimin me kusht të burgosurve, Haxhiu: Do të krijohet një trup i ri shqyrtues

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po raporton sot në Komisionin për Legjislacionin.
Ajo tha se ka pasur ankesa nga të burgosurit për funksionimin e panelit të lirimit me kusht, ku ngritën dyshime për përdorim të standardeve të dyfishta, shkruan IndeksOnline.
Haxhiu tregoi se do të krijohet një trup i ri shqyrtues ku do të trajtohen këto ankesa prej 3 gjyqtarëve nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës.
“Një prej çështjeve që ka pasur më shumë debate ka qenë paneli për lirimin me kusht, një prej problemeve që kemi është çështja e funksionimit të panelit lirimit me kusht dhe ka jashtëzakonisht ankesa në raport me atë si trajtohen ankesat.
Është një brengë shumë e madhe tek të burgosurit që përdoren standard të dyshifshta dhe nuk trajtohen siç duhet për lirim me kusht.
Do të krijohet një trup i ri shqyrtues prej 3 gjyqtarëve të Gjykatës Supreme sepse konsiderojmë që ky është modaliteti më i mirë për adresimin e ankesave të dënuarve.
Në momentin kur është edhe një shkallë tjetër që i trajton ankesat e të burgoursve kemi konsideruar që të drejtat e të burgosurve të trajtohen si të tilla”, shtoi ajo.
Haxhiu shtoi se kjo është në përputhje me transparencë, llogaridhënjen dhe efikasitetin e këtij institucionit.
Ministrja pati edhe një lajm të mirë për të burgosurit ku tha se ata kanë gjithsej 14 ditë pushimi në vit + 7 ditë të tjera që përdoren në rrethana të jashtëzakonshme.
Kurse për përshkallëzimin të lirimit të mëhershëm të dënimit,Haxhiu tha se të dënuarit mund të përfitojnë deri në 3 në 6 apo deri në 9 muaj parapërfundimit të dënimit.