Dyshimet e para – Autori i incidentit në sheshin e Tiranës ka qenë i droguar

Sot në sheshin “Skenderbej” të Tiranës një person hyri me veturë dhunshëm, duke u përplasur me disa persona.
Indeksonline përmes burimeve mëson se shoferi i veturës ka qenë i droguar në momentin kur ka hyrë në sheshin e Tiranës.

Policia e Shtetit ka arritur t’i konfiskoj substanca narkotike në veturën e të dyshuarit.

Në vendin e ngjarjes, u paraqitën edhe motrat e autorit të cilët sulmuan dhe ofenduan njerëzit përreth./Indeksonline/
