75 Mall Live Search
22:04 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / B XH

Dyshimet për abuzime në Mitrovicë, Prokurori Peci : Numërimi është ndalur, ekspertët e KQZ po e bëjnë verifikimin

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shpëtim Peci, ka konfirmuar për emisionin Pressing në T7 se është ndërprerë numërimi i votave në Mitrovicë, derisa KQZ të bëjë verifikimin e nevojshëm.

I kontaktuar nga Pressing, Peci ka thënë “momentalisht nuk është duke vazhdu numërimi derisa ekspertët e KQZ të bëjnë verifikimin”.

Kjo temë e ka dominuar sonte debatin në Pressing, pikërisht Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka alarmuar në “Pressing” për manipulim votash në Mitrovicë.

Ai ka thënë  se dikush i ka nxjerrë fletëvotimet nga një klasë, i ka vendosur jashtë të zbrazëta, ajo që njihet si treni bullgar.