Dyshimet për keqpërdorim detyre, shkon në dy numri i të të arrestuarve te “Pallati i Rinisë”

IndeksOnline ka raportuar pak çaste më parë për një aksion të njësive speciale të Policisë së Kosovës që po e zhvillojnë në “Pallatin e Rinisë” në kryeqytet, ku deri tani në pranga kanë përfunduar dy zyrtarë të kësaj ndërmarrje, F.R., ish-menaxher i prokurimit, zv.shef i sigurimit dhe A.Z, ish-ud. kryeshef, tash në zyrën për financa.
Aksioni po zhvillohet me urdhër të Prokurorisë Speciale, ndërsa hetimet përkitazi me dyshimet për keqpërdorim të detyrës kishin nisur kohë më parë.
Bastisja në këtë ndërmarrje po vazhdon edhe në këto momente derisa të arrestuarit janë nisur në drejtim të stacionit policor për t’u intervistuar.
IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar përkitazi me këtë aksion…