75 Mall Live Search
10:37 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Dyshimet për koronavirusin, në Kosovë, mostrat dërgohen për verifikim në Tiranë

Kosova vazhdon të jetë një nga shtetet e pakta në Evropë, që nuk ka ende asnjë rast të verifikuar me koronavirusin.

Pavarësisht dyshimeve që kishte në disa raste, të gjitha deri tani kanë rezultuar të jenë negative.

Indeksonline, mëson se mostra dyshuese janë dërguar së fundi nga Prishtina në Tiranë për t’u verifikuar nëse virusi COVID-19 mund të ketë depërtuar edhe në Kosovë.

Rezultatet pritet të dalin së shpejti, ndërsa Indeksonline do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë./Indeksonline/