75 Mall Live Search
18:31 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / MSH1

Dyshimet për manipulim me vota në zgjedhjet e dhjetorit, intervistohen edhe disa komisionerë në Podujevë

Disa komisionerë, të angazhuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvend që u mbajtën më 28 dhjetor, janë intervistuar sot.

Burime të IndeksOnline pohojnë se rreth 50 komisionerë në Podujevë u intervistuan nën dyshimin se kanë bërë manipulim të rezultatit zgjedhor.

Në ditët në vijim pritet të intervistohen edhe më shumë se 20 komisionerë të tjerë.

Kujtojmë se me të përfunduar procesi zgjedhor i 28 dhjetorit, prokuroritë përkatëse kanë nisur hetimet me bazë – për manipulim votash në pothuajse të gjitha komunat e vendit./IndeksOnline/