75 Mall Live Search
22:41 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / B XH

Dyshimet për manipulime, reagon Arian Tahiri: Mitrovica meriton drejtësi

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka reaguar rreth dyshimeve për manipulim të votave nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e së dielës në këtë komunë.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se procesi i numërimit të votave ka nxjerrë në pah shqetësime serioze, që kërkojnë verifikim të plotë dhe trajtim të drejtë ligjor, , raporton IndeksOnline.

Ai ka thënë se Mitorvica meriton drejtësi.

“Unë dhe ekipi im jemi të përkushtuar ta mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse transparencë dhe ndershmëri në lidhje me këtë proces.

“Nga institucionet përgjegjëse, po ashtu, kërkojmë transparencë dhe ndershmëri, sepse demokracia jonë nuk mund të ndërtohet mbi parregullsi dhe manipulime zgjedhore. Mitrovica meriton drejtësi dhe përkushtimi ynë është i pakompromis për ta siguruar atë”, ka shkruar Tahiri. /IndeksOnline/