75 Mall Live Search
16:26 / E Martë, 16 Janar 2024 / k.v

Dyshimet për mjet shpërthyes brenda QKUK-së, deklarohet policia (Foto)

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 14:00 ka pranuar një informatë për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në Klinikën e Patologjisë, respektivisht institutin para klinik, transmeton IndeksOnline.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka evakuuar personelin përreth duke siguruar perimetrin e nevojshëm.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në Klinikën e Patologjisë, respektivisht institutin para klinik. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm. Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policisë”, ka thënë Borovci./IndeksOnline/