75 Mall Live Search
15:15 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / L K

Dyshimet për telefona falso, krimet ekonomike zbarkojnë “Te Fita”

Krimet Ekonomike kanë zbarkuar sot në lagjen Ulpiana.

Aksioni ka rrjedhur si pasojë e dyshimeve për shitje të pajisjeve falso dhë shitjen e telefonëvë të pa zhdoganuar.

Dyqani për shitjen e telefonëve në Ulpianë, “Te Fita” ka qëndruar i mbyllur pas aksionit të krimeve ekonomike.

Jozyrtarisht mësohet se disa biznese në këtë zonë janë pjesë e hetimit edhe nga ATK dhe po dyshohen për keqpërdorimin e të hyrave.