75 Mall Live Search
11:11 / E Martë, 24 Gusht 2021 / LB

Dyshimet se si Dardan Krivaqa u shmang për pak nga Policia, ka optimizëm për kapjen e tij (Video)

Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin e Dardan Krivaqës, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj.

Në rrjete sociale po qarkullon një video ku po pretendohet që i dyshuari Dardan Krivaqa po tenton të arratiset, pikërisht në Ferizaj.

“Indeksonline”, ka kontaktuar me policinë në Ferizaj për të vërtetuar, nëse në video është i dyshuari Krivaqa, por ata nuk e kanë pohuar as mohuar, nëse në video është Dardan Krivaqa.

Ata kanë thënë se shumë shpet do ta arrestojnë të dyshuarin kryesor për vrasjen e 18 vjeçares që tronditi mbarë vendin.

Në anën tjetër, Shukri Jashari Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, ka thënë se Policia në vazhdimësi janë duke kërkuar dhe se qytetarët janë duke po tregohen bashkëpunues për këtë çështje.

Një natë më parë, njësia speciale ka zhvilluar një operacion në Ferizaj në kërkim të Krivaqës, por që nuk kanë arritur ta prangosin të Krivaqën.

I dyshuari tjetër A.S është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ndodhet në paraburgim./Indeksonline/