Dyshja e NISMA-s në Lipjan, mbështetje për Kosovën Fituese

Kandidatët për deputet nga radhët e Nisma-s, Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala, kanë zhvilluar takim me shtabin zgjedhor të degës në Lipjan.
Shala, përmes një postimi në facebook është shprehur se diskutuam përgatitjet organizative, mobilizimin në terren dhe strategjinë për të sjellë ndryshimin që qytetarët meritojnë dhe po e kërkojnë.
Ndërsa theksoi se energjia dhe përkushtimi i ekipit po dëshmojnë qartë se Lipjani është gati për veprime konkrete dhe rezultate të prekshme.
“Sot, bashkë me kandidatin për deputet z.Vesel Krasniqi, zhvilluam takim me shtabin zgjedhor të degës në Lipjan. Diskutuam përgatitjet organizative, mobilizimin në terren dhe strategjinë për të sjellë ndryshimin që qytetarët meritojnë dhe po e kërkojnë.
Energjia dhe përkushtimi i ekipit po dëshmojnë qartë se Lipjani është gati për veprime konkrete dhe rezultate të prekshme. Së bashku, me vendosmëri dhe vizion të qartë, Për Kosovën Fituese!”, ka shkruar Shala.
Kujtojmë se në zgjedhje e 9 shkurtit, Endrit Shala kandidon me numër 22./Indeksonline/