75 Mall Live Search
15:34 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / G T

Dyshja e Evertonit Gueye dhe Keane shfaqën në “ring-un” e boksit

Ditë më parë u përleshen në fushë, sot dyshja e Evertonit Idrissa Gueye dhe Michael Keane u shfaqën në “ring”.

Sigurisht që duke bërë shaka. Dyshja tashmë janë pajtuar dhe konfirmojnë se s’kanë asnjë problem mes vete, shkruan Indeksonline

Image

Dashuria në klubin e Evertonit nuk mungon.

Kujtojmë që mesfushori dhe mbrojtësi u rrahen mes vete gjatë ndeshjes ndaj Manchester Unitedit.

Evertoni edhe pse ishte me një lojtar më pak në fushë, arriti fitore 1:0./Indeksonline/