75 Mall Live Search
09:49 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / AR

Dyshja e famshme ka 23 vite diferencë, pse mosha s’ka qenë kurrë problem?

Thonë se mosha është vetëm një numër, por megjithatë, çiftet me një diferencë të konsiderueshme kritikohen vazhdimisht. Dhe kur partnerja është ajo me moshën më të madhe, kritikat shtohen edhe më shumë.

Një prej çifteve të përfolur për diferencën e tyre janë Aaron dhe Sam Taylor-Johnson.

Dyshja filloi njohjen më shumë se një dekadë më parë, kur Aaron ishte një aktor i ri duke bërë emër në industrinë e kinematografisë dhe Sam, një regjisore e njohur.

Aaron ishte rreth 18 vjeç kur u njoh me atë që sot është gruaja e tij, 23 vite më e madhe se ai, në xhirimet e filmit biografik të John Lennon, “Nowhere Boy”.

Ndërsa disa njerëz nuk ishin plotësisht dakord me marrëdhënien e tyre, duke pasur parasysh diferencën e konsiderueshme në moshë, ata sot janë prindër të dy fëmijëve.

Gjatë një interviste me Larry King disa vite më parë, çifti u pyet në lidhje me mënyrën si shtypi e trajtoi lidhjen e tyre.

King vuri në dukje se ai vetë është 26 vjet më i madh se gruaja e tij dhe shtoi se “lidhja e aktorëve u trajtua ndryshe sepse ishe ‘ajo’ më e madhe”.

Duke rënë dakord, Sam, 55 vjeç, tha:

“Më duket se është një nga tabutë e fundit që kanë mbetur. Ndihem sikur kjo do të më përmendet në çdo intervistë. Është interesante sepse, siç thatë ju, jam e sigurt që njerëzit nuk ju pyesin shpesh, ashtu siç më pyesin mua.”

Aaroni megjithatë, thotë se nuk është ndjerë kurrë sikur ka një hendek mes tyre.

“Nuk e kam vënë re kurrë”, thotë 32-vjeçari. “Shpirtërisht, në një nivel, ndihem sikur kemi qenë të lidhur thjesht si shpirtra binjakë.”

Në fillim të shkurtit të këtij viti, përflitej se Aaron e ka tradhtuar partneren e tij, por asnjë prej zërave nuk është konfirmuar. Thuhet gjithashtu se Sam është njohur me aktorin kur ai ka qenë ende 17 vjeç, pra i mitur. Megjithatë, të gjitha mbeten në kuadrin e thashethemeve.