75 Mall Live Search
14:14 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dyshja e Interit e lë në ”baltë” Kroacinë

Dyshja e Interit, Marcelo Brozovic dhe Sime Vrsaljko janë larguar nga Kombëtarja e Kroacisë para ndeshjeve me Anglinë dhe Jordaninë.

Finalistët e Kupës së Botës përballen me ”Tre Luanët”, të cilët i mposhtën në gjysmëfinale, në Ligën e Kombeve, para miqësores me Jordaninë.

Pas shumë largimeve, edhe dyshja e Interit është rikthyer në klubin milanez sot, transmeton IndeksOnline.

Lovre Kanic i Gent, Duje Cop i Real Valladolid dhe Borna Barisic i Rangers, gjithashtu janë larguar.

Në vend të tyre janë ftuar Karlo Bartolec i Nordsjaelland dhe Simon Sluga i Rijekas./IndeksOnline/