75 Mall Live Search
13:05 / E Premte, 08 Nëntor 2024 / G T

Dyshja e Nottingham-it fiton çmimet e muajit në Premier League

Trajneri, Nuno Espirito Santo është shpallur “trajneri i muajit” tetor në Premier League.

Nuno me Nottingham Forest-in doli i pamposhtur gjatë muajit të kaluar, duke barazuar ndaj Chelseat dhe duke fituar përballë Crystal Palace dhe Leicester Cityt, shkruan Indeksonline

Në garë me 50-vjeçarin ishin edhe trajnerët e tjerë, si: Pep Guaridola, Arne Slot dhe Fabian Hurzeler.

Futbollisti i muajit u shpall sulmuesi Chris Wood – i cili zhvilloi paraqitje fantastike./Indeksonline/