Dyshja e pa kontestuar e potpurive, Leonora dhe Asim Gashi gati për festat e fundvitit!

Dyshja e potpurive, Leonora Jakupi dhe Asim Gashi kanë realizuar projektin e radhës me rastin e festave të fundvitit.
Këngëtarët nga Drenica edhe kësaj here pritet të sjellin një mori këngësh shqipe.
Leonora dhe Asimi në hitet e viteve paraprake kanë grumbulluar miliona klikime në “Youtube”, kështu, duke u vlerësuar si dyshja më e fort në vend.
Ndërsa, kujtojmë se Asim Gashi, një këngëtar mjaft i pëlqyer nga publiku, është bërë ‘hit’ në rrjetin social “Tik-Tok”.
