“Dyshja fatale” që fundosën 8 bandat kriminale/ Si u njohën Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj ishin ‘dyshja fatale’ për 8 bandat kriminale, që u vendosën ditën e djeshme nën shënjestrën e SPAK.
Të dy të arrestuar, ata dhanë dëshmi të vlefshme duke hedhur dritë mbi shumë ngjarje kriminale në vend. Ndër të tjera Hoxhaj ka treguar se si është njohur me Nuredin Dumanin para disa vitesh, me të cilin ka kryer shumë ekzekutime.
“Nuredinin e kam njohur tek ditëlindja e një mikut tonë të përbashkët. Njohja ime me Nuredinin ka qenë graduale dhe me kalimin e kohës unë e kam forcuar lidhjen time me të.
jatë periudhës 3-4 vjeçare kontaktet nuk i kemi pasur të shpeshta me përjashtim të rasteve kur Nuredini më kërkonte ta ndihmoja për të bërë ndonjë punë periudha në të cilat i kemi shpeshtuar kontaktet dhe lidhjet me njëri tjetri..Nuredini ka ardhur nga Kosova që të mbaronin një punë për të cilën e kishte porositur më parë…. Konkretisht rreth 15-20 ditë para se të vinte Nuredini më ka shkruar mesazh në telefon duke më dërguar foton e një personi në Elbasan emrin e të cilit nuk e di por më ka treguar se ai kishte një pikë shitje automjetesh e cila ndodhet përpara Restorant “Zykollari” në krah të një karburanti dhe mobilierie”, ka thënë Hoxhaj./GAZETA SHQIP/