“Dyshja ideale” për argëtim dhe punë; Dy pajisjet e zgjuara që rrisin produktivitetin dhe kreativitetin

Ditët e sotme jemi të lidhur me pajisjet e zgjuara çdo moment dhe këto të fundit janë shndërruar në një pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. Smartphonet, tabletat e jo vetëm na e bëjnë çdo gjë më të lehtë, dhe falë funksioneve, modaliteteve të shumta, na ndihmojnë të jemi gjithashtu më produktivë, kreativë e jo vetëm. Sot do ju prezantojmë pikërisht një nga ato “dyshe fantastike”, dy pajisje që do ju vijnë në ndihmë në komunikim, organizim, kur jeni të mbytur me punë apo kur keni thjesht dëshirë të çlodheni dhe të argëtoheni.
Gjenerata e Galaxy Tab S10 vjen si një version i përmirësuar i tabletëve tanë të preferuar dhe tani çdo detyrë do të duket më e lehtë. Me një performancë të përmirësuar të përpunimit, ky tablet mundëson veçori dhe përgjigje më të shpejta të AI, të cilat tani janë lehtësisht të arritshme. Seria Galaxy Tab S10 ofron një përvojë efikase, që rrit produktivitetin dhe shërben si kanavacë ideale për të nxjerrë në pah anën tuaj krijuese. Le të shohim më poshtë vetëm disa nga gjërat që mund të bëni me tabletin më performues dhe dizajn deri më tani.

Me Note Assist dhe S Pen, marrja e shënimeve është më e lehtë në ekranin e madh të tabletit. Detyrat shkollore, marrja e shënimeve personale bëhen më efikase me transkriptimet dhe përmbledhjet e automatizuara të ofruara nga AI. Me Circle to Search with Google në serinë Galaxy Tab S10, mund të rrethosh për të kërkuar çdo gjë pa ndërruar aplikacionet. Përkthejeni në çast çdo gjë që shihni në tabletin tuaj me Google. Pa ndërruar aplikacione, mund të përktheni çdo imazh, video ose tekst me dy prekje. Merr shpejt informacionin që të nevojitet, më pas kthehu menjëherë te ajo që po bën. Circle to Search madje mund të njohë dhe të përshkruajë hapat për zgjidhjen e problemeve të fizikës dhe matematikës. Air Command e S Pen me Inteligjencë Artificiale siguron akses të menjëhershëm në veçoritë e Galaxy AI Assistantpa ndërruar mes menyve. Aplikacionet e AI Assistant gjithashtu mund të lançohen lehtësisht nga Galaxy AI Key në tastierën e Book Cover me kërkesa të shkruara, duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të zgjedhin midis Bixby të Samsung dhe Gemini të Google për një përvojë të personalizuar të AI.
Por nëse mendoni se tableti përpos të gjitha funksionaliteteve është tepër i madh për ju, atëherë kemi pajisjen ideale që ju ofron një eksperiencë po aq unike dhe fuqizuese sa tableti.
Aftësitë e plota të Inteligjencës Artificiale do të jenë të aksesueshme nga akoma më shumë persona. Nga fotografitë e përmirësuara me AI, performanca e lartë, dizajni aq i bukur dhe të tjera veçori që do i shtjellojmë në vijim, Galaxy S24 FE është smartfoni që do të ndryshojë përditshmërinë tuaj dhe do t’ju nxisë drejt një bote më cool.Galaxy S24 FE është modeli më i ri në ekosistemin Galaxy AI dhe më poshtë do të listojmë vetëm disa nga arsyet përse duhet ta bëni tuajin menjëherë këtë telefon të zgjuar.
I fuqizuar nga ProVisual Engine bazuar në AI dhe veçoritë Photo Assist të Galaxy AI, Galaxy S24 FE shfaq një konfigurim të përmirësuar të kamerës, duke i fuqizuar përdoruesit të jenë më krijues. Galaxy S24 FE e bën të lehtë për këdo që të bëjë foto dhe video mahnitëse. Aftësitë e sistemit të kamerës rriten më tej nga motori dinamik ProVisual i Samsung, një motor kamerash i drejtuar nga AI që e çon cilësinë vizuale në lartësi të jashtëzakonshme. Duke bërë debutimin e tij në serinë FE, ProVisual Engine përmban teknologji jashtëzakonisht të përmirësuar që përdor algoritme të avancuara të AI për të ofruar detaje mbresëlënëse dhe tekstura jashtëzakonisht delikate.

Kur është koha për të redaktuar, veçoritë e Photo Assist u japin jetë ideve. Generative Edit, Portrait Studio, Edit Suggestions, Instant Slow-mo janë vetëm disa nga opsionet që do çojnë kreativitetin tuaj në një tjetër nivel. Galaxy S24 FE përfshin të njëjtën përvojë të avancuar të AI si seria Galaxy S24. E krijuar për të përmirësuar punën, për të thjeshtuar komunikimin dhe për të rritur lidhjen, Galaxy AI në S24 FE ofron mjete që hapin mundësi të reja si Circle to Search, Interpreter, Live Translate, Composer, Note Assist etj. Së bashku me tabletin, ky smartphone i gamës Fan Edition, do t’ju mundësojnë përvoja që rrisin produktivitetin, kreativitetin dhe efikasitetin, ndaj mos ngurroni t’i bëni tuajat.
Për më shumë informacione rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni link-un.