Dyshja spanjolle, Nadal e Alcaraz eliminohen nga Lojërat Olimpike

Dy teniserët spanjoll, Rafael Nadal dhe Carlos Alcaraz janë eliminuar nga Lojratët Olimpike ”Paris2024” në kategorinë dyshe për meshkuj.
Ata u mposhtën ndaj dyshes amerikane, Austin Krajicek dhe Rajeev Ram, me rezultat 2-0 në sete (2:6 dhe 4:6), shkruan IndeksOnline.
Nadal pas kësaj humbje ka mbetur pa medalje olimpike, pasi edhe në teke është eliminuar nga tenisti serb, Novak Djokovic.
Në anën tjetër, Alcaraz është ende në garë, pasi ka kaluar në çerekfinale dhe do të përballet me amerikanin Tommy Paul.
21-vjeçari ka pasur një vit fantastik, ku në periudhën një mujore ka fituar dy tituj Grand Slam, duke triumfuar në “Franch Open” dhe “Wimbledon”, dhe tani synon edhe medaljen olimpike./IndeksOnline/