08:16 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dyshja ukrainase pezullohet përgjithmonë nga tenisi

Binjakët ukrainas, Gleb dhe Vadim Alekseenko janë pezulluar përgjithmonë nga tenisi si dhe janë gjobitur me shumën e 250 mijë dollarëve për trukimin e ndeshjeve.

Dyshja është shpallur fajtor për trukimin e ndeshjeve prej korrikut të vitit 2015 e deri në janar të vitit 2016.

Ata gjithashtu kanë aranzhuar një person që të vendoste baste në ndeshjet që ata i trukonin rezultatet, transmeton IndeksOnline.

Çështja në fjalë është hetuar nga Bashkësia Integrale e Tenisit.

Kjo vepër e palejuar ndodhi në garat në Rumani, Rusi, Gjermani dhe Turqi.

Në ranglistën e ATP-s, Vadim është i renditur në vendin e 1,113, ndërsa Gleb është renditur në vendin e 1,724./IndeksOnline/