Dyshohej për një mjet shpëthyes në Prishtinë, policia jep detaje
Gjatë mbrëmjes së sotme Policia e Kosovës ka pranuar informatë për një mjet të dyshuar në rrugën ‘’Zija Shemsiu’’ në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline, Enis Pllana- zëdhënës i Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës.
Sipas Pllanës me të marrur informatën, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes, ka shtuar Pllana./Indeksonline/

