75 Mall Live Search
22:54 / E Mërkurë, 27 Shtator 2023 / S Z

Dyshohej për një mjet shpërthyes pranë Manastirit të Banjskës/ Flet Veton Elshani

U raportua se dyshohej se një mjet shpërthyes të jetë gjetur në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan, gjatë mbrëmjes të së mërkurës.

Por Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani  tha për  “Indeksonline” se mjeti i cili është gjetur nuk ka të bëjë me mjet shpërthyes.

“Nuk kemi të bëjmë me mjet shpërthyes. Është gjetur një pjesë e mjetit shpërthyes, pra motori i cili dërgon predhen në një vend. Predha ka shpërthyer e motori ka mbetur aty. Pra s’ka të bëjë me mjet shpërthyes në afërsi të manastirit”, ka thënë Elashani për Indeksonline.