Dyshohen për 20 vepra penale/ Prokuroria e Pejës sot tregon detaje për zyrtarët komunal të korruptuar

Prokuroria Themelore në Pejë ka paralajmëruar për sot një konferencë për media ku do të njoftoi për ngritjen e disa aktakuzave ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, zyrtarët komunal dyshohet se kanë kryer mbi 20 vepra penale nga kapitulli kundër korrupsionit, raporton IndeksOnline.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi nuk ka dhënë më shumë informacion në lidhje me rastin përveçse konferenca do të mbahet në mesditë./IndeksOnline/