75 Mall Live Search
10:25 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / KV

Dyshohen për organizim të skemave piramidale, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës në Vushtrri të enjten ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale: “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Në një njoftim të policisë bëhet e ditur se arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se brenda një lokali po zhvillonin veprimtari te kundërligjshme të lojërave të fatit.

“Gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre (3) telefona, një shumë e parave prej 525 eurosh, tiketa dhe dëshmi të tjera relevante”.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.