Dyshohen për shitblerje të substancave narkotike, lirohen të dyshuarit nga Podujeva
Ditën e djeshme për në stacionin e policisë në Podujevë janë shoqëruar dy persona, pasi që të njëjtit dyshohen për shitblerje të substancave narkotike.
Nga ta është konfiskuar 0.191 gram substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.
Ndryshe, të dyshuarit janë liruar pas intervistimit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/