19:26 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Dyshohet për 10 të vdekur nga shpërthimi në Beirut

Të paktën 10 njerëz janë vrarë në një shpërthim të madh në kryeqytetin libanez Beirut.

Ministri i shëndetësisë i vendit Hamad Hasan i tha gjithashtu stacionit lokal të lajmeve LBC se ka një “numër të madh të lëndimeve” dhe shpërthimi kishte shkaktuar dëme të mëdha.

Një shpërthim shumë i fuqishëm është regjistruar në portin kryesor të Bejrutit, në Liban duke shkaktuar dhjetëra persona të lënduar dhe dëme të mëdha të ndërtesave dhe zyrat përreth qytetit.

Sipas dyshimeve të para mendohet se shpërthimi ka ndodhur në disa magazine në të cilat mendohet të kenë qenë të depozituara fishekzjarre apo dhe lëndë eksplozive.